Një 51 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në humnerë gjatë kthimit nga festa e Zojës së Mërturit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Berishë të Iballës.
51 vjeçari Sokol Majsa, ish-sekretar i Partisë Socialiste në Pukë ishte duke u kthyer nga festa e Zojës së Mërturit, pranë Përroit të Trovnave, në momentin që i ka shkarë këmba dhe është rëzuar në humnerë.