Kthehen në atdhe 11 trupat e ukrainasve që vdiqën në rrëzimin e avionit në Iran

Publikuar tek: bota, më 09:53 20-01-2020 Kthehen në atdhe 11 trupat e ukrainasve që vdiqën në rrëzimin e avionit në Iran Familjare te viktimave

176 pasagjerë në bordin e fluturimit nga Irani në Kiev u vranë në 8 janar, pasi avioni i tyre u qëllua nga ushtria iraniane.

11 prej tyre ishin ukrainas, ndaj të dielën janë kthyer në atdhe.

Irani kishte deklaruar se do të dërgonte edhe kutitë e zeza të fluturimit, por të dielën kjo u mohua.

Regjistruesit e fluturimeve janë duke u ekzaminuar në Iran dhe nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e tyre në Ukrainë, raportojnë mediat vendase.

Hassan Rezaifar, drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil tw Iranit u shpreh: "Ne po mundohemi t'i lexojmë kutitë e zeza këtu në Iran, pwrndryshe opsionet tona janë Ukraina dhe Franca, por asnjë vendim nuk është marrë deri më tani për t'i dërguar ato në një vend tjetër."

Rojet e nderit mbajtën arkivolet në terminalin e aeroportit, ku do të zhvillohet edhe një ceremoni lamtumire në shenjë respekti.

Ministri i Jashtëm Vadym Prystaiko tha: "Sot në aeroportin Boryspil familjet e viktimave dhe i gjithë kombi kanë një mundësi të shprehin respektin për ekuipazhin ukrainas dhe pasagjerët e fluturimit PS752, të cilët tani janë në shtëpi.

 Viktimat përfshinin 57 shtetas kanadezë, 17 persona nga Suedia, katër afganë dhe katër shtetas britanikë. Shumica e viktimave ishin iranianë.
2372001190963724507_4895808.jpg2372001190963726407_4895815.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070738792419434
array(1) { ["section"]=> string(86) "kthehen-ne-atdhe-11-trupat-e-ukrainasve-qe-vdiqen-ne-rrezimin-e-avionit-ne-iran-192563" }