Kthesa e papritur e Bashës, merr pjesë në Asamblenë e PPE në Bruksel dhe lobon për hapjen e negociatave

Publikuar tek: politike, më 19:14 09-09-2019 Kthesa e papritur e Bashës, merr pjesë në Asamblenë e PPE në Bruksel dhe lobon për hapjen e negociatave Kryedemokrati Basha ne Asamblene e PPE, ne Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel. 

Në ditën e parë të punimeve të Asamblesë, Basha u takua me përfaqësues të partive anëtare të PPE-së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamentin dhe Komisionin Europian, si dhe Parlamentet e vendeve anëtare.

Lideri i opozitës ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave për Shqipërinë si një aspiratë e shqiptarëve, por edhe si garanci për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë. “Hapja e negociatave është e rëndësishme - tha Zoti Basha - pasi do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë.”

“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja - theksoi zoti Basha - janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore.”

Punimet e Asambelesë Politike të PPE-së do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së nesërme, ku në axhendën e diskutimit, do të jenë sfidat me të cilat përballet Evropa aktualisht dhe përgatitjet për Kongresin e PPE-së, i cili këtë vit mbahet në Zagreb.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010646820068359
array(1) { ["section"]=> string(109) "kthesa-e-papritur-e-bashes-merr-pjese-ne-asamblene-e-ppe-ne-bruksel-dhe-lobon-per-hapjen-e-negociatave-177864" }