Kthesa e papritur e negociatave, Zoran ZAEV 'shënjestron' BE-në: Nëse nuk na respektojnë për Marrëveshjen e Prespës, si mund të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës?

Publikuar tek: rajon, më 14:56 16-10-2019 Kthesa e papritur e negociatave, Zoran ZAEV 'shënjestron' BE-në: Nëse nuk na respektojnë për Marrëveshjen e Prespës, si mund të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është shprehur i zemëruar me kthesën e papritur që Finlanda dhe disa vende të tjera të BE-së për sa i përket hapjes së negociatave.

Shefi i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut bëri analogji midis Marrëveshjes së Prespës (me Greqinë) dhe dialogut Kosovë-Serbi. Ai shtoi se nëse BE-ja nuk e respekton marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut, nuk ka gjasa që të arrihet marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

‘’Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është një nga shembujt më të mirë në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja ‘penalizon’ këtë marrëveshje dhe Maqedoninë e Veriut duke vonuar negociatat për pranim, si mund të presë që Aleksander Vuçiç dhe Hashim Thaçi të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, ose si do t’i motivojë liderët boshnjakë për të gjetur një zgjidhje në Bosnje e Hercegovinë. Nuk kemi alternativë. Nëse BE-ja vendos që të mos hapë rrugën për negociatat e anëtarësimit, ne nuk do të dorëzohemi në rrugën tonë drejt BE-së. Kjo është e ardhmja jonë”, u shpreh Zaev.

Kujtojmë që ditën e djeshme, ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën një vendim konkret për negociatat e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044140100479126
array(1) { ["section"]=> string(169) "kthesa-e-papritur-e-negociatave-zoran-zaev-shenjestron-be-ne-nese-nuk-na-respektojne-per-marreveshjen-e-prespes-si-mund-te-gjendet-zgjidhje-per-ceshtjen-e-kosoves-182321" }