Kthesë e papritur në hetime: 23 vjeçarja e njihte pronarin e 'Benzit' që i përplasi. Zbulohet LIDHJA

Publikuar tek: aktualitet, më 20:32 22-02-2018 Kthesë e papritur në hetime: 23 vjeçarja e njihte pronarin e 'Benzit' që i përplasi. Zbulohet LIDHJA

Zbulohen detaje të reja për lidhjen mes 23 vjeçares që mbeti e vdekur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës Eleni Avdillari dhe pronarit të ‘Benzit’ që shkaktoi aksidentin.

Sipas Report TV, është zbuluar se viktima dhe pronari i ‘Benzit’, Dardan Gjeka, 24 vjeç nga Shkodra kanë hyrë dhe dalë vazhdimisht nga Shqipëria drejt Italisë në të njëjtat data. Të dhënat janë zbuluar nga sistemi TIMS, nga ku dyshohet se Avdillari është shoqëruar gjatë daljeve jashtë vendit nga Gjeka.

Eleni Avdillari mbeti e vdekur mbrëmjen e djeshme, pasi taksia me të cilën udhëtonte nga Porti i Durrësit për në Tiranë, u godit prapa nga një makinë tip ‘Benz’ me targa "AA 060 SP" duke bërë që makina të përplaset për së dyti në një karburant duke marrë goditjen fatale për taksistin dhe të renë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prindi ankohet për mësuesin e matematikës: Nuk bën!
Dyshime për ekspertizë të rreme në aksidentin tragjik të Shkodrës. Kë parakaloi viktima? »
Article Logic
Execution time: 0.010400056838989
array(1) { ["section"]=> string(103) "kthese-e-papritur-ne-hetime-23-vjecarja-e-njihte-pronarin-e-benzit-qe-i-perplasi-zbulohet-lidhja-111140" }