Ktheu në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Balla i përgjigjet Metës: Është hileqar dhe mistrec, e vonoi qëllimisht por kemi kohë ta kalojmë

Publikuar tek: politike, më 12:29 23-10-2020 Ktheu në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Balla i përgjigjet Metës: Është hileqar dhe mistrec, e vonoi qëllimisht por kemi kohë ta kalojmë Taulant Balla dhe Ilir Meta

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Ballës, Presidenti e ka vonuar qëllimisht procedurën parlamentare, por ai shtoi se ka ende kohë për ta kaluar sërish në Parlament. 

Gjatë një prononcimi për mediat nga Elbasani, Balla tha gjithashtu se mazhoranca i ka votat për ta kaluar në Kuvend ligjin e ri për Kodin Zgjedhor, pavarësisht çdo vonese që sipas tij vjen nga një president mistrec e hileqar.

"Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhë edhe listën e kandidatëve që do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti", tha Balla nga Elbasani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja pyet METËN: I ke dhënë pasaportë një të dënuari për 3 vrasje? Presidenti: Unë shoqërohem nga Garda (E PLOTË)
A u skualifikua Flamur Noka, Aldo Bumçi, Hasa dhe Salianji? Flet Genc Ruli: Lista mund të publikohet edhe që sot, por unë s’pëmend emra se... »
Article Logic
Execution time: 0.011668920516968
array(1) { ["section"]=> string(145) "ktheu-ne-kuvend-ndryshimet-e-kodit-zgjedhor-balla-i-pergjigjet-metes-eshte-hileqar-dhe-mistrec-e-vonoi-qellimisht-por-kemi-kohe-ta-kalojme-224843" }