Kthimi i papritur nga rruga i Ramës, zbulohet takimi sekret i kryeministrit me zyrtarin e LSI (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 14:56 07-09-2017 Kthimi i papritur nga rruga i Ramës, zbulohet takimi sekret i kryeministrit me zyrtarin e LSI (VIDEO)

Pasi mbylli mbledhjen në ditën e dytë të takimit në Velipojë me ministrat e rinj, kryeministri Edi Rama u kthye nga rruga, pasi ishte nisur me eskortën e tij drejt Tiranës.

Mësohet se shkak për kthimin e paritur të Ramës nga rruga ishte takimi jashtë vëmendjes së të gjithëve me deputetetin e LSI, Agron Çela.

Rama shfaqet në këtë video i shoqëruar nga deputeti i LSI-së, teksa ky i fundit e shoqëron në një vizitë në resortin që po ndërton në zonën turistike të Velipojës.  

Newsbomb.al raportoi disa orë më parë se Rama u kthye edhe një herë nga rruga pasi kishte përshkuar rreth 1 km rrugë drejt kryeqytetit. Por, tashmë zbulohet gjithçka se shkak i kthimit është bërë takimi sekret me mikun e tij të vjetër.

Ata kanë biseduar për disa çaste “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për motive të panjohura, por takimi i tyre lë vend për debat pasi siç edhe dihet marrëdhëniet mes PS e LSI janë tensionuar që para zgjedhjeve të 25 qershorit. Tas takimit, Rama ka vijuar me axhendën e tij drejt Tiranës. 

 

 


Rama takon Agron Celen ne resort by newsbomb-al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011183977127075
array(1) { ["section"]=> string(104) "kthimi-i-papritur-nga-rruga-i-rames-zbulohet-takimi-sekret-i-kryeministrit-me-zyrtarin-e-lsi-video-91485" }