Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot

Publikuar tek: aktualitet, më 07:05 29-11-2020 Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot

Ditën e diel në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell.

Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar.

Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje.

E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.

auto_motiiiii1606601130.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje të reja nga vrasja e ‘të fortit’ të Shkodrës sot paradite, arrestohen tre persona; mes tyre ekzukutuesi i dyshuar
Jo vetëm kulla, por shifni si ka shkëlqyer Ujvara e Niagarës dje në mbrëmje (FOTO-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010632038116455
array(1) { ["section"]=> string(56) "kthjellime-e-vranesira-mesoni-si-do-jete-moti-sot-229492" }