Kthyen ishullin e Mykonos në vend ‘sekret’ për të fshehur drogën, arrestohen 5 shqiptarë (FOTO-DETAJE)

Publikuar tek: rajon, më 15:34 01-07-2020 Kthyen ishullin e Mykonos në vend ‘sekret’ për të fshehur drogën, arrestohen 5 shqiptarë (FOTO-DETAJE)

Policia greke ka arrestuar 5 shqiptarë në Mykono, të cilët merreshin me trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat helene bëjnë me dije se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije, kishin kthyer në pronë private bregdetin Ftelia të Mykonos, ku fshihnin nën tokë me kova kokainën dhe hashashin.

Bëhet me dije se ka qenë Prokuroria e Drogës së Autoritetit Portual të Mykonos në bashkëpunim me policinë që kanë kryer operacionin në Ftelia.

Zbulimi i drogës u bë i mundur falë një qeni, i cili nuhati aromën e lëndës narkotike.

Policia greke ka sekuestuar si provë materiale 7.598 kg kanabis, 20,2 kg kokainë, një pistoletë zastava 7.62 mm me dy plumba, tre peshore precize, tre telefona celularë, 3,935 euro dhe 40 dollarë.

image.jpgimage_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008976936340332
array(1) { ["section"]=> string(104) "kthyen-ishullin-e-mykonos-ne-vend-sekret-per-te-fshehur-drogen-arrestohen-5-shqiptare-foto-detaje-212453" }