Një grup kriminal me shqiptarë, kanë pranuar akuzën se kishin kthyer vilën ku banonin në një fermë kannabisi.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gloicester, në Angli ku 9 shqiptarë ranë në prangat e policisë angleze pasi u zbuluar laboratori i improvizuar brenda shtëpisë ku banonin.
Sipas raportimeve nga policia vendase, vlera e lëndës narkotike kapte shifrën e 750 mijë stërlinave.
Shqiptarët janë arrestuar nën akuzën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar krimial për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërkohë që mësohet se e kanë pranuar akuzën para trupit gjykues.