Ku e ka mendjen kryeministri? Rama fiksohet me celularin dhe injoron të pranishmit te Galeria (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:39 20-09-2019 Ku e ka mendjen kryeministri? Rama fiksohet me celularin dhe injoron të pranishmit te Galeria (VIDEO) Kryeministri Rama i humbur ne celularin e tij

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente te Galeria Kombëtare e Arteve për hapjen e ekspozitës “Prova”, mirëpo mesa duket është aty vetëm fizikisht.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga newsbomb.al, kryeministri ka injoruar krejtësisht të pranishmit dhe është fiksuar në celular, e ndërsa nuk dihet se çfarë ja ka prishur rehatinë. Krah tij ndodhet ministra e Kulturës Elva Margariti dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, mirëpo Rama nuk as nuk shqetësohet.

Here pas here të pranishmit duartrokasin dhe reagojnë ndaj personit që flet në hapje të aktivitetit, por përsëri kryeministri Rama nuk e prish terezinë dhe vazhdon të shkruajë në celular. Nga indiferenca e tij të pranishmit vihen në siklet dhe e shohin duke pritur që kryeministri të reagojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039200067520142
array(1) { ["section"]=> string(105) "ku-e-ka-mendjen-kryeministri-rama-fiksohet-me-celularin-dhe-injoron-te-pranishmit-te-galeria-video-179190" }