Formalizimi i medias ka hapur një debat të nxehtë në Shqipëri.
Shumë pyesin se çfarë ndodh me ERTV, televizionin e kryeministrit Edi Rama, kush është punësuar aty, sa paguhet, dhe a janë të siguruar dhe ku deklarohen?
Një ndër ata që ka ngjallur kureshtjen e shumëkujt është i riu Alteo Hysi i cili interviston ministrat e Ramës dhe eksponentë të tjerë të qeverisë.
Flavio Qarri ka pyetur deputetin e PS Fidel Ylli se ku është i deklaruar gazetari i ERTV dhe ku e merr rrogën por socialisti ka thënë se ai punon vullnetarisht.
“Është vullnetar, çfarë problemi ka”, tha deputeti.
“Vullnetar 8 orë në ditë?”, e pyeti moderatori në KafeIn
“Po, 8 orë, 6 orë. Në Facebook mund të dalësh edhe ti live, shkoni verifikoni dhe gjejeni kush është”, përmbylli Ylli.