Ku i ka rrënjët dhuna ndaj gruas… Lira Gjika jep këshilla të vyera për prindërit, mësuesit e edukatorët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:15 25-02-2019 Ku i ka rrënjët dhuna ndaj gruas… Lira Gjika jep këshilla të vyera për prindërit, mësuesit e edukatorët Lira Gjika

Dhuna ndaj gruas i ka rrënjët te edukimi i mbrashtë që fillon me fiksimin te gjinia.

 

Prindër, edukatorë, mësues, mos i trajtoni fëmijët të diferencuar nga gjinia, por trajtojini dhe shihini njerëz, që nesër të pranojnë dhe respektojnë njëritjetrin.

Duke insistuar te gjinia, nuk i mësoni fëmijës ndonjë gjë që nuk e di. Fëmijës ti mësojmë atë, që nuk di, njerëzoren, aty duhet insistuar. Njerëzorja nuk është dhunë dhe diskriminim, por respekt dhe barazi. Ju keni shumë në “dorë” për të evituar këtë fenomen të shëmtuar e plagë të keqe të shoqërisë. Ju nëna që shpesh i dalloni fëmijët tuaj, djalin e trajtoni si “mbret” dhe vajzën si shërbëtore. Ju baballarë që e shihni vajzën si një objekt që ka nevojë për mbrojtje dhe drejtim apo me frikën se mos ju turpëron.

Kujdes ju mësues e mësuese, kur etiketoni nxënset tuaja, që sapo kanë filluar të piqen seksualisht dhe adoleshente, që shpesh nuk arrijnë të kontrollojë sjelljen apo fjalorin e tyre.

 Nëse ju me autoritet dhe kujdes do ti ndihmoni të mësojnë të zhvillojnë më të mirën e veprimeve dhe të fjalorit të tyre, ato do tu jenë shumë mirënjohëse dhe do tju dëgjojnë si Perëndinë, pasi kështu është mësuesi për nxënësit.

Edhe djemtë mos i trajtoni si të forte, por thjesht jerëz që po rriten dhe, që janë njëlloj të brishtë si edhe moshataret e tyre vajza.

Një fjalë e mirë e mësuesit është ligj, që ndërton dhe një fjalë e keqe, shkatron. Prindër, mësues përpiquni ti shihni njerëz fëmijët, ndihmojini të bëhen njerëz të mire, si djemtë dhe vajzat Bëjini shtëpitë dhe shkollat vëndet ku fëmijët nuk tremben, diskriminohet, por mësojnë çdo çast të mirën dhe respektin për veten, tjetrin dhe jetën. Për tu mësuar ky mësim duhet shëmbulli i të rriturve, pra i ju prindër dhe mësues./ Lira Gjika

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033596992492676
array(1) { ["section"]=> string(108) "ku-i-ka-rrenjet-dhuna-ndaj-gruas-lira-gjika-jep-keshilla-te-vyera-per-prinderit-mesuesit-e-edukatoret-154108" }