“Ku je Damian Gjiknuri?”, ish-ministri i përgjigjet portalit dhe poston vendimin: U kapët sërish në shpifje, spekulantë

Publikuar tek: politike, më 16:48 19-05-2019 “Ku je Damian Gjiknuri?”, ish-ministri i përgjigjet portalit dhe poston vendimin: U kapët sërish në shpifje, spekulantë

Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka reaguar pas një lajmi të publikuar në disa portale, që e akuzojnë atë se ka mashtruar kur në 2018-ëm përmes një postimi në Facebook deklaroi se Ministria që drejtonte në atë kohë kishte fituar gjyqin me biznesmenin italian Francescco Bechetti.

Portali spekulon se Gjiknuri “ka humbur pa gjurmë”, madje ka fshirë edhe postimin e asaj kohe, në një moment kur në media qarkullon një tjetër spekulim se Bechetti ka fituar këtë herë gjyqin në arbitrazh ndaj shtetit shqiptar dhe do të dëmshpërblehet me mbi 100 milion euro.

I pyetur rreth lajmit të fundit, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë në një emision televiziv, ndërsa ka thënë se procesi nuk është mbyllur dhe arbitrazhi ka një klauzolë që i detyron palët të mos flasin.

Ndërsa Gjiknuri i hedh poshtë akuzat në media, duke ri-shpërndarë edhe vendimin e vitit 2018, për të treguar që nuk e ka fshirë.

“Për spekulantët e rëndomtë e përsëritës që mbushin portalet me shpifje. Ja ku është postimi i kryer prej meje në përfundim të procesit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe

Shoqërisë Hydro S.R.L. për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit. Vendimi i ndërmjetëm e më pas vendimi final i publikuar zyrtarisht nga gjykata dhe nga media në atë kohë, i dha fitoren Shqipërisë dhe dëmshpërblimin me rreth 7 milion Euro. Vendimi që qarkullon sëfundi në media nuk ka lidhje fare me këtë proces arbitrazhi të ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i fituar por ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt. Për fatin e tyre të keq, spekulantët u kapën sërish në shpifje!”, shkruan Gjiknuri në Facebook.

Postimi i plotë:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067629814147949
array(1) { ["section"]=> string(120) "ku-je-damian-gjiknuri-ish-ministri-i-pergjigjet-portalit-dhe-poston-vendimin-u-kapet-serish-ne-shpifje-spekulante-164880" }