Ku je? Projekti që Ergi la në mes, Barbana Dini sjell zërin e vëllait të ndjerë, publikohet kënga e re (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:26 16-10-2019 Ku je? Projekti që Ergi la në mes, Barbana Dini sjell zërin e vëllait të ndjerë, publikohet kënga e re (VIDEO)

Po bëhen më shumë se dy vite nga ndarja nga jeta e këngëtarit Ergi Dini dhe motra e tij, Barbana ka mbajtur premtimin e dhënë publikisht.

Barbana ka publikuar këngën e fundit të krijuar nga Ergi. "Ku je?", titullohet kënga dhe është publikuar ditën e djeshme që përkon me ditëlindjen e vëllait të saj të ndjerë.

Në këngë dëgjohet zëri i Ergit, i cili e ka regjistruar vetëm pak kohë para se aksidenti fatal do i merrte jetën.

Ndërkaq, Barbana e ka cilësuar këtë si projektin më të rëndëishëm të jeës së saj. “Më 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je'”, shkruante këngëtarja, teksa lajmëroi projektin e ri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074968338012695
array(1) { ["section"]=> string(112) "ku-je-projekti-qe-ergi-la-ne-mes-barbana-dini-sjell-zerin-e-vellait-te-ndjere-publikohet-kenga-e-re-video-182229" }