Ku ka humbur Mullah Omar? I vrarë apo i parakaluar nga rivalët terroristë

Publikuar tek: bota, më 13:34 31-01-2015 Ku ka humbur Mullah Omar? I vrarë apo i parakaluar nga rivalët terroristë

Një tjetër terrorist sii Abdul Rauf Khadim u infiltrua në disa fshatra në provincën afgane të Helmand duke pretenduar se Mullah Omar kishte vdekur dhe prandaj udhëheqja e saj nuk qëndronte më….

- Ku është Mullah Omar?  A ka vdekur ai?  Apo ndoshta  është në paraburgim në Pakistan nga Shërbimet Sekrete? Është në komandë por mbetet i fshehur? Lajmet mbi liderin famëkeq Taleban po rrëzojnë njëri tjetrin por ajo që qëndron është se Omar mungon në skenën e terrorizmit.

Problemi për forcat aleate është se mungesa e tij është shfrytëzuar nga disa ish-bashkëluftëtarë të ndihmuar nga ISIS, që të zgjerohet “fusha e shahut” Afganistan-Pakistan, një territor i lakmuar nga Kalifati Islamik.

Edhe në kohën e Bin Ladenit, një heshtje të gjatë e themeluesit të Al Kaedës është përdorur për të ndryshuar skenarë të pushtetit. Pastaj erdhi një video dhe Bin Laden filloi përsëri…deri në vrasjen nga Navy Seals.

Në dhjetor, burime afgane kanë thënë se luftëtarët ishin të ndarë në tre fraksione mbi terroristin në fjalë: Mullah Omar mund të ketë vdekur; ose mbahet në arrest shtëpiak nga ana e shërbimeve pakistaneze në Karaçi; ose komandon fshehtësisht.

Në fakt udhëheqësi i kryengritësve ka mbajtur një heshtje të gjatë edhe pas karikaturave të Charlie HEBDO. Një profil i matur i cili gjithashtu ka qenë gjithmonë i preferuar nga mullahët misterioze. Vetëm këtë herë kjo po përdoret si një armë nga ISIS që është rival i Mullah Omar.

Tani ka dalë një tjetër Mullah, Abdul Rauf Khadim. I arrestuar dhe burgosur në Guantanamo deri në 2007, u dërgua përsëri në vendin e tij, ku ai pastaj vrapoi të kthehet në radhët e kryengritësve. Një marrëdhënie që ka plasaritur menjëherë kur ai nisi të kërkonte komandën duke thënë se Omar vdiq. Talebanët e kanë dëbuar dhe ai kaloi nën flamurin e ISIS.

Disa ditë më parë, zëdhënësi i Isis, Mohamed al Adnani, publikoi një audio të gjatë brenda të cilit u konfirmua betimi për besnikëri ndaj kalifatit nga një grup i muxhahidinëve të Khorasan, një përkufizim që përfshin Pakistanin dhe Afganistanin. Eksponenti xhihadist ka konfirmuar se në këtë zonë nga një fraksion të udhëhequr nga ISIS dhe Hafez Saeed Khan po nisin të grumbullohen ushtarë., por jo nën urdhrat e Omar. Fati i tij mbetet mister…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053853034973145
array(1) { ["section"]=> string(77) "ku-ka-humbur-mullah-omar-i-vrare-apo-i-parakaluar-nga-rivalet-terroriste-2003" }