Ku kanë mbetur punët me “Rrugën e Arbrit”, kryeministri jep detaje nga negociatat me kinezët

Publikuar tek: ekonomi, më 13:16 14-09-2016 Ku kanë mbetur punët me “Rrugën e Arbrit”, kryeministri jep detaje nga negociatat me kinezët

Edi Rama ka siguruar dibranët që “Rrugën e Arbrit” do ta fillojë para zgjedhjeve të ardhshme. Kryeministri theksoi se ka zhvilluar negociata të shumta me kinezët dhe se do e fillojë këtë rrugë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Gjetëm një borxh prej 720 milionë dollarësh. Na është dashur të shlyejmë borxhin më parë. Ne nuk mund të marrim borxhe por të marrim një kontatë. Rruga duhet bërë sa më shpejtë të jetë e mundur. Rrugën e Arbrit do fillojmë ta ndërtojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Është e vërtetë që nuk kam ardhur në Dibër pas zgjedhjeve të 2013-së sepse thoja, "do shkoj dhe çfarë do ju them". Kam takuar kinezët më shpesh sesa kam takuar komisionerët për reformën në Drejtësi”-thekson kryeministri Rama, duke bërë të ditur se negociatat me kinezët kanë qenë të shpeshta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025253057479858
array(1) { ["section"]=> string(95) "ku-kane-mbetur-punet-me-rrugen-e-arbrit-kryeministri-jep-detaje-nga-negociatat-me-kinezet-52875" }