Ku shkojnë monedhat që hidhen nga njerëzit në shatërvanet e famshme të botës? (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 11:07 06-03-2016 Ku shkojnë monedhat që hidhen nga njerëzit në shatërvanet e famshme të botës? (FOTO)

Mijëra turistë që vizitojnë Romën e Italisë, ose vende të tjera të botës nuk humbin rastin për të hedhur një monedhë në një shatërvan duke menduar një dëshirë.

Një nga shatërvanet më të famshme në botë është “Fontana di Trevi” në Romë dhe ka një traditë. Nëse një njeri është me kurriz dhe hedh një monedhë mbi shpatullën e tij e majtë në shatërvan, atëhere realizohet dëshira që ka menduar.

Por ku shkojnë këto monedha që hidhen përditë nëpër shatërvane? Përgjigjen e jep revista “Travel and Leisure”, e cila ka shkruar se ekipe speciale që janë caktuar për këtë punë mbledhin monedhat çdo ditë. Në shatërvanin “Fontana di Trevi”, mblidhen deri në 15 mije dollarë në javë, ndërsa në vit shuma arrin deri në 920 mije euro.

Ku shkojnë këto para? Sipas revistës, shoqata “Caritas” e cila ka marrë përsipër pastrimin e shatërvanit shpërndan paratë tek të varfërit. Madje, ka hapur edhe një supermarket që t'u shërbejë njerëzve që janë në nevojë.

Në artikull shkruhet se shatërvane të tjerë pastrohen më rrallë, siç është ai i “Bellagio” në Las Vegas, që mbledh rreth 12 mijë dollarë në vit, para të cilat shpërndahen tek të varfërit. Ndërkohë në shatërvanin “Disney World” në Florida mblidhen rreth 18 mijë dollarë në vit.

11shitrivan

22shitrivan

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039632081985474
array(1) { ["section"]=> string(87) "ku-shkojne-monedhat-qe-hidhen-nga-njerezit-ne-shatervanet-e-famshme-te-botes-foto-34350" }