Kuadrate bosh, bosh, bosh….Një apartament 1+1 dhe vetëm pagën si prokuror, njihuni me pasurinë e Prokurorit të SPAK, BEHAR DIBRA (DOKUMENTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:12 26-12-2019 Kuadrate bosh, bosh, bosh….Një apartament 1+1 dhe vetëm pagën si prokuror, njihuni me pasurinë e Prokurorit të SPAK, BEHAR DIBRA (DOKUMENTET) Behar Dibra

I varfër në deklarim, por i varfër dhe në pasuri. Të paktën nga ajo që rezulton për prokurorin e SPAK, Behar Dibra. Sipas deklaratës së dhënë në mars 2018, kutitë janë thuajse bosh, raporton newsbomb.al.

Gjendet informacion për të ardhurat vjetore dhe shpërblimet nga puna si prokuror në prokurorinë e krimeve të Rënda në shumën 17 milionë lekë të vjetra.

Dhe në kuadratet e detyrimeve financiare, ka të shënuar një kredi për strehim të marrë në BKT në shumën 50 milionë lekë të vjetra për të shlyer shtëpinë. Ka shlyer rreth 4 milionë lekë, por ka ende për të bërë.

Për herë të parë regjistrimi I shtëpisë është bërë në vitin 2013, kur është deklaruar në pasuri. Një apartament 1+1 në katin e shtatë të një godine 9 katëshe në Tiranë, me 62.7 metra katrorë që sikurse deklaron e ka blerë me kredinë prej 5 milionë lekësh. Kontratën e sipërmarrjes me firmën e ka deklaruar që në 2012, madje edhe shumën e parave që do të blejë shtëpinë.

Më pas, gjithcka në deklaratën e tij të pasurisë janë kuadrate bosh, as depozita bankare, as makinë, as sende me vlerë, as bashkëshorte apo fëmijë, madje asnjë familjar I afërt. Vetëm prokurori, paga e tij si porkuror, dhe shtëpia 1+1 në një pallat 9-katësh në kryeqytet, raporton newsbomb.al.

dfheherhj5rj.jpg

dfgdehe4h4h.jpg

fgthrthjerhh.jpg

dfgderhe4rh4.jpg

dfghdherh.jpg

ftghdfghfghj.jpg

sdfgsdfgdfhdfh.jpg

sdfgsdfgdfhdfh.jpg

ghrdtheth4r5gh.jpg

dfgsdfghwse4h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRE SHTËPI, dhe pak para të hequra mënjanë nëpër banka, zbardhet DEKLARATA e PASURISË e prokurorit të SPAK Altin DUMANI (DOKUMETET)
I humbur prej tre muajsh, shqiptari gjendet i varur në një pemë pranë varrezave në Greqi (FOTO-EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013745069503784
array(1) { ["section"]=> string(141) "kuadrate-bosh-bosh-bosh-nje-apartament-1-1-dhe-vetem-pagen-si-prokuror-njihuni-me-pasurine-e-prokurorit-te-spak-behar-dibra-dokumentet-190451" }