Kualifikim ëndrrash për Partizanin, Hoxha ndalon hungarezët

Publikuar tek: sport, më 22:23 20-07-2016 Kualifikim ëndrrash për Partizanin, Hoxha ndalon hungarezët

Partizani-Ferencvarosh 1-1

Shënues: Gera 13 (p)/ Husing 40'

Pjesa e parë filloi vrullshëm për të dy skuadrat, të cilat studionin njëra-tjetrën në mesfushë. Në minutën e 13 qendërmbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, bëri një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, duke shkaktuar 11-metërsh në favor të hungarezve. Ekzekutimin e këtij 11-metërshi e merr përsipër Gera, ku nuk gabon dhe e çon topin në aty ku portieri Hoxha e ka të pamundur ta arrijë. Pjesa tjetër e lojës është e njëjtë për të dy ekipet. Partizani ka një mundësi të artë për shënim me Ekuban, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit mik. Të kuqtë duken këmbëngulës dhe në minutën e 41 vjen gëzimi i madh për skuadrën shqiptare. Pas një topi të harkuar në zonën kundështare Housing gabon duke e çuar topin në portën e tij. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me një Partizan premtues.

Pjesa e dytë fillon me të njëjtin si e para. Skuadrat kërkojnë më shumë të mbrohen se sa të sulmojnë. Partizani ka disa raste por pamundur t'i shfrytëzojnë si duhet. Hungarezët e Ferencvaroshit kërkojnë të mbyllin takimin brenda 90 minutave, por Hoxha është në ditën e tij sot. Takimi shkon dalëngadalë drejt përfundimit të ndeshjes, teksa Sormani përdor dhe kartën e fundit duke hedhur në fushë Bardhin në vend të Filit. Skuadra e kuqe është kthyer në gjysmëfushën e saj, ku duket që kërkon të ruajë këtë rezultat për të shkuar në kohë shtesë. Dhe kështu ndodh, ndeshja shkon në kohën shtesë.

Kohët shtesë nuk sjellin asgjë për ndryshimin e rezultatit. Skuadrat duken më shumë të lodhura. Partizani kërkon ta çojë takimin te 11-metërshat, ndërsa Ferencvaroshi nuk pajtohet me këtë rezultat. Shumë faulla, shumë ndalime ka në lojë nga ana e gjyqtarit të ndeshjes. Hungarezët duken të ngarkuar psikologjikisht dhe nuk e prisnin këtë rezultat. Kështu mbyllet ky takim për t'i lënë radhën 11-metërshve.

Penalltitë nxorrën fituese skuadrën e Partizanit. Me një super Alban Hoxhën që shënoi një 11-metërsh dhe priti dy të tilla.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093750953674316
array(1) { ["section"]=> string(64) "kualifikim-endrrash-per-partizanin-hoxha-ndalon-hungarezet-47246" }