Kuba- SHBA, rikthehen takimet diplomatike, i fundit ka qenë në 1959

Publikuar tek: bota, më 11:31 10-04-2015 Kuba- SHBA, rikthehen takimet diplomatike, i fundit ka qenë në 1959 Shtrengimi i duarve mes ministrit te jashtem kubanez Bruno Rodrigues dhe sekretarit amerikan te shtetit John Kerry

Ministri i jashtëm kubanez Bruno Rodrigues dhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry u takuan në Panama përpara një takimi në nivel më të lartë dhe për të cilin sic raportojnë mediat dy bashkëbiseduesit “kanë konkluduar në zgjidhjen e kontraditave” që ndajnë të dy vendet.

Takimi i tyre konsiderohet historik pasi i fundit takim mes dy zyrtarëve të lartë ka qenë në 1959 ndërmjet Fidel Kastros dhe Richard Nixon ashtu sikurse pritet të jetë takimi ndërmjet Raul Kastros dhe Barak Obamës, i programuar sot e nesër.

Senatori democrat i Komisionit të Jashtëm Ben Cardin ka bërë të qartë se Departamenti i Shtetit i ka rekomanduar presidentit Obama nxjerrjen e Kubës nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin, një masë e ndërmarrë në 1982 “si një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie më të frytshme me Kubën” është sqaruar në dokument, si një kusht për rivendosjen e raporteve diplomatike të ndërprera në 1961. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.38161706924438
array(1) { ["section"]=> string(69) "kuba-shba-rikthehen-takimet-diplomatike-i-fundit-ka-qene-ne-1959-8341" }