Kubë-BE, marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve

Publikuar tek: bota, më 09:50 06-03-2016 Kubë-BE, marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve

Kuba dhe Bashkimi Evropian janë pranë mbërritjes së një marrëveshjeje dypalëshe, që do të përmirësonte marrëdhëniet që kanë qenë të ftohta për dekada me radhë.

Zyrtarët kubanezë dhe të BE-së e bënë njoftimin pas dy ditësh bisedime dhe dy vjetësh negociata. Marrëveshja, megjithëse ende jo përfundimtare, do të përfshijë politikën, tregëtinë dhe zhvillimin, shkruan Voa.

Zëvendës ministri i jashtëm kubanez Abelardo Moreno u tha gazetarëve se marrëveshja mund të jetë gati kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini të vizitojnë Havanën më 10-11 mars.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026735067367554
array(1) { ["section"]=> string(58) "kube-be-marreveshje-per-permiresimin-e-marredhenieve-34349" }