Kufiri me Meksikën, Trump do të shpallë emergjencë kombëtare

Publikuar tek: bota, më 23:07 14-02-2019 Kufiri me Meksikën, Trump do të shpallë emergjencë kombëtare Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi sigurinë kufitare, duke shmangur mbylljen e qeverisë të premten, por planifikon ta shpallë zyrtarisht kufirin jugor të SHBA një ‘emergjencë kombëtare’, tha kreu i shumicës së senatit Mitch McConnell. 

 

Deklarata do t’i hapte rrugën Presidentit Trump të autorizojë fonde nga burime të tjera për një barrierë të përhershme fizike në kufirin jugor. Gjithashtu do të nënkuptohej mundësia e një konflikti të ri midis Kongresit dhe Presidentit Trump lidhur me përpjekjet e tij për të ndërtuar barriera përgjatë kufirit me Meksikën. Kundërshtarët kanë thënë se në kufi nuk ka krizë dhe se Presidenti Trump thjesht po e anashkalon Kongresin.

Disa analistë ligjorë shqetësohen se një shpallje e emergjencës kombëtare do të krijonte një precedent të rrezikshëm për presidentët që përpiqen të negociojnë me Kongresin.

Demokratja më e lartë në Kongresin amerikan tha se ajo mund të ngrejë një sfidë ligjore nëse Presidenti Trump deklaron emergjencë kombëtare për të siguruar fondet e ndërtimit të murit përgjatë kufirit jugor. 'Ne do t'i shqyrtojmë mundësitë tona’, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi duke shtuar se demokratët do të përgjigjen "në mënyrën e duhur”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se administrata është e përgatitur të përballet me sfida ligjore ndaj çdo deklarate të Presidentit për ‘emergjencë kombëtare’. Projekt-ligji i ri për të cilin Shtëpia e Bardhë arriti kompromisin me Kongresin nuk e përmbush kërkesën e Presidentit për 5,7 miliardë dollarë fonde dhe parashikon vetëm 1,37 miliardë për barrierat kufitare përgjatë 90 kilometrave. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Obama emocionon me dedikimin për Shën Valentin: Michelle je më e bukura, më e mençura… (FOTO)
Ish shefi i FBI: Zyrtarët shqyrtuan mundësinë e shkarkimit të presidentit Trump »
Article Logic
Execution time: 0.01126503944397
array(1) { ["section"]=> string(66) "kufiri-me-meksiken-trump-do-te-shpalle-emergjence-kombetare-152800" }