‘Kufizimi në fundjavë pa sens’, Alibeaj: PD do të mbështes çdo protestë

Publikuar tek: politike, më 14:31 25-05-2020 ‘Kufizimi në fundjavë pa sens’, Alibeaj: PD do të mbështes çdo protestë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e ka konsioderuar pa sens kufizimin në fundjavë të disa zonave si Liqeni, kur nga e hëna në të premte qytetarët janë të lirë.

Në një intervistë për News 24, ai është shprehur se individët që duhet të kufizohen janë ata asimptomatikë, që mbartin një sëmundje tjetër, jo të gjithë.

‘Diskutimi që mund të bëhet nga ana e qeverisë mund të shikohet nga dy qasje, në akpektin ligjor dhe oportunitretit.

Kur nga e hëna në të premte lirimi është i lirë, nuk ka sens që vendet në fundjavë të jenë të kufizuara. Ndërkohë shteti duhet të mbajë një tjetër qasje. Individët që duhet të kufizohen janë ata që mbartin një sëmundje tjetër, pra asimptomatikët. Por invidët që nuk janë mbartës të sëmundjeve të tilla duhet të jenë të lira. Ndërkohë çfarëv bën shteti? Zero testime janë bërë në vend.

Të sqaroj diçka ne si vend duhet të dinin se herët a vonë virusi do të vinte tek ne nga Kina e largët, jo si  Italia. Ne e dinim, ndaj duhet të merreshin masat. 

Unë shpresoj që shifrat të jenë ato qoftë për viktimat, qoftë për asimptoamtikët, jo për tu izoluar që të prishnim teatrin.  Në këtë lloj situate jemi’, tha Alibeaj.

Më tej, ai ka shtuar se PD me në krye Lulzim Bashën mbështet çdo protestë që do të zhvillohet nga ajo e krizës së ekonomisë deri tek e shembjes së Teatrit.

‘Gjatë dy muajve të parë të pandemisë, gjatë izolimit kur biznesi ishte në krizë derisa të hapeshim. Për sa kohë thirrjet e Lulzim Bashës ndihmoni ekonominë, atëherë dikush duhet të reagonte. Ai ka thënë se duhet të mbështesim çdo protestë që pritej, marr shkas nga ekonomia. Askush nuk ka thënë që do të jemi ne që do të bëjmë protesta, por që do të mbështesim.  Nuk kam shpresë që do të kemi mbështetje nga kundërshtarët tanë politikë, por ne aktualisht do të vazhdojmë të mbështesim çdo protestë’, shtoi Alibeaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781
array(1) { ["section"]=> string(74) "kufizimi-ne-fundjave-pa-sens-alibeaj-pd-do-te-mbeshtes-cdo-proteste-207732" }