Kufjet e reja të Google përkthejnë gjuhët e huaja në kohë reale

Publikuar tek: bota, më 16:10 05-10-2017 Kufjet e reja të Google përkthejnë gjuhët e huaja në kohë reale

Bariera e gjuhës më në fund është thyer falë teknologjisë.

Gjigandi Google ka ndërtuar një palë kufje që mund të përkthejnë në kohë reale gjuhët e huaja.

“Pixel Buds” jo vetëm që përkthejnë thuajse çdo gjuhë të huaj, por ju mundësojnë të flisni gjuhë të huaja në kohë reale.

Kufjet u prezantuan gjatë një eventi të Google ku një anglez i përdori për të realizuar një bisedë të rrjedhshme me një folës suedez.

Gjithçka duhet të bëni është t’i thoni asistentes në telefon “Më ndihmo të flas italisht, apo japonisht”, dhe telefoni do përkthejë në kohë reale dhe thotë me zë të lartë tekstin, ndërsa gjuha e huaj dëgjohet përmes mikrofonit dhe ju përkthehet në kohë reale në kufje.

Megjithëse momentalisht kufjet suportojnë 40 gjuhë të ndryshme, ato do kushtojnë rreth 200 euro. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me armë në Manhattan, një i vdekur (PAMJE NGA VENDNGJARJA)
Aktorja e famshme rrëfen vuajtjen më të madhe në jetë: Kam abortuar 9 fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.012423038482666
array(1) { ["section"]=> string(69) "kufjet-e-reja-te-google-perkthejne-gjuhet-e-huaja-ne-kohe-reale-94844" }