“Kujdes çadrat”, Rama mbyll mbledhjen e qeverisë: Po iki në Bratislavë se do marr detyrën e re “Chairman-in-Office”

Publikuar tek: politike, më 07:42 06-12-2019 “Kujdes çadrat”, Rama mbyll mbledhjen e qeverisë: Po iki në Bratislavë se do marr detyrën e re “Chairman-in-Office” Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbledhjen emergjente të qeverisë duke i lënë ministrave disa porosi përpara se të niset në Bratislavë, ku siç bëri me dije do të marrë detyrën e re si drejtues pas marrjes së presidencës së OSBE nga Shqipëria.

Merak të veçantë Rama tregoi për çadrat që i janë shpërndarë banorëve të mbetur të pastrehë pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama tha se çdo person që merr çadër duhet të jetë përgjegjës për të, ndërsa premtoi se nga turi i tij në Europë do të kthehet me çadra të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është e rëndësishme, të gjitha çadrat do t’i jepen me përgjegjësi personave, jo shko ngul e ik e pastaj fillon tregtia e çadrave. Çadrat na duhen për çdo emergjencë, mirëmbajtja do jetë përgjegjësi e çdo personi që merr çadrën, jo ta përdorin pastaj për bagëti apo për ta dhënë me qira.

Unë duhet të iki pas pak se është dhe një histori tjetër që fillon për mua dhe Gentin. Që Shqipëria merr presidencën e OSBE-së dhe më duhet të jem në rolin e Chairman-in-Office, pra në rolin drejtues të OSBE-së dhe duhet të shkoj të marr detyrën në Bratislavë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për konferencën e donatorëve dhe besoj që do të kthehem me çadra me vete. Gjithsesi është e rëndësishme që të kemi parasysh menaxhimin më të mirë të gjithë kësaj logjistike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027851104736328
array(1) { ["section"]=> string(116) "kujdes-cadrat-rama-mbyll-mbledhjen-e-qeverise-po-iki-ne-bratislave-se-do-marr-detyren-e-re-chairman-in-office-188570" }