Kujdes fëmijët, shenjat e para të Alzheimerit mund të zbulohen që në moshën 3-vjeçare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:29 19-07-2016 Kujdes fëmijët, shenjat e para të Alzheimerit mund të zbulohen që në moshën 3-vjeçare

Shkencëtarët kërkojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm me fëmijet e tyre pasi kanë zbuluar se sëmundja e Alzheimer shfaqet që në moshën 3-vjeçare. 

Ata bëjnë me dije për Dayli Mail se kanë gjetur se “gjeni dementia” mund të ndikojë në trurin e fëmijës që 3 vitet e para të jetës. Fëmijët e vegjël me një gjen të trashëguar lidhur me sëmundjen Alzheimer kanë vështirësi në të mbajturin mend.

Ky studim i paraprin mjekët që në të ardhmen të identifikojnë se cilët njerëz janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet nervore. Një gjen i trashëguar, APOE4, i lidhur me sëmundjen Alzheimer mund të ndikojë në trurin e fëmijës dhe mund të ndikojë në proçesin e kujtesës. Ky gjen mund të kalohet nga njëri apo të dy prindërit.

Shkencëtarët zbuluan se fëmijët me gjenin APOE4 kanë dallime në zhvillimin e trurit, sidomos në ato zona që zhvillohet sëmundja Alzheimer, në krahasim me forma të tjera të gjenit.

Hipokampus, pjesa e trurit që lidhet me kujtesën ishte rreth 5% më e vogël tek fëmijët që kishin të trashëguar gjenin APOE4.

Dr Linda Chang, nga Universiteti i Haëait në Honolulu, tha se rezultatet pasqyruan efekte të ngjashme me njerëzit e moshuar që e kishin këtë gjen. Këta pacientë janë të prirur që pjesa e hipokasmusit të përkeqësohet më shpejt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025535106658936
array(1) { ["section"]=> string(90) "kujdes-femijet-shenjat-e-para-te-alzheimerit-mund-te-zbulohen-qe-ne-moshen-3-vjecare-47110" }