Kujdes! Kjo është arsyeja e vërtetë dhe e rrezikshme pse nuk duhet të hyni në det me tatuazh të ri

Publikuar tek: bota, më 18:32 31-05-2017 Kujdes! Kjo është arsyeja e vërtetë dhe e rrezikshme pse nuk duhet të hyni në det me tatuazh të ri

Sa herë bëni një tatuazh paralajmëroheni të mos e lagni me ujë. Arsyeja nuk është vetëm se uji mund të dëmtojë bojën duke bërë që tatuazhi të mos mbajë.

Ka një arsye të tjetër edhe më të frikshme. Ajo është kapja e infeksioneve nga uji në lëkurën e tatuazhuar që është kthyer në plagë.

Rasti më i keq është ai i vdekjes së një 31 vjeçari nga SHBA. Personi që kishte bërë një tatuazh të ri, i cili ishte edhe i alkoolizuar, hyri në ujë nga ku përmes tatuazhit mori bakterin e quajtur vibrio vulnificus, që më pas u bë shkak për humbjen e jetës.

Kombinimi i këtij bakteri me problemet në mëlçi, si në rastin fatkeq të 31-vjeçarit, rezultoi fatal për të. /Newsbomb.al

wdeqfr3f3g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia Irlandeze aksion për të goditur mafien Shqiptare
Sulmi në Afganistan, shkon në 90 numri i viktimave, 400 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.010818958282471
array(1) { ["section"]=> string(103) "kujdes-kjo-eshte-arsyeja-e-vertete-dhe-e-rrezikshme-pse-nuk-duhet-te-hyni-ne-det-me-tatuazh-te-ri-80716" }