Kujdes, kjo vitaminë për foshnjet ndalohet në Francë, dyshohet se vrau të sapolindurin

Publikuar tek: bota, më 17:13 04-01-2017 Kujdes, kjo vitaminë për foshnjet ndalohet në Francë, dyshohet se vrau të sapolindurin

Vitamina Uvesterol D është ndaluar të shitet në Francë pas njoftimit se një foshnje vetëm 10-ditëshe dyshohet se ka humbur jetën pas konsumimit të saj.

Kjo vitaminë përdoret në masë të madhe në Francë për fëmijët nën 5 vjeç pasi parandalon mungesën e vitaminës D, por Agjencia Kombëtare e Sigurisë Mjekësore njoftoi ndalimin e shitjes deri sa të vërtetohet nëse vdekja e foshnjes lidhet me vitaminën.

Ndërkohë, ministrja franceze e Shëndetësisë, Marisol Touraine, u mundua të qetësojë prindërit duke theksuar se jo të gjitha suplementet e vitaminës D janë të rrezikshme për fëmijët, si dhe premtoi informacion transparent, objektiv dhe të besueshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022998094558716
array(1) { ["section"]=> string(90) "kujdes-kjo-vitamine-per-foshnjet-ndalohet-ne-france-dyshohet-se-vrau-te-sapolindurin-64593" }