KUJDES me veprimet që bëni në STADIUM, Policia me sallë ‘speciale’ MONITORIMI për TIFOZËT (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 13-12-2019 KUJDES me veprimet që bëni në STADIUM, Policia me sallë ‘speciale’ MONITORIMI për TIFOZËT (VIDEO) Salla e monitorimit te 'Air Albania Stadium'

Policia e Shtetit bënë me dije se në Stadiumin Kombëtar “Air Albania Stadium” ka ngritur një sallë monitoruese enkas për të vëzhguar dhe mbajtur nën kontroll mbarëvajtjen e ndeshjeve.

Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare, Policia njofton se një ekip i bluve të kryeqytetit monitorojnë në çdo moment grupet e tifozerive në stadium, ndërsa nga Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj, efektivëve u është kërkuar që të regjistrojnë çdo rast dhe nga ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Tiranës.

Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast ku do të tentohet ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në stadium.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025799989700317
array(1) { ["section"]=> string(99) "kujdes-me-veprimet-qe-beni-ne-stadium-policia-me-salle-speciale-monitorimi-per-tifozet-video-189329" }