Kujdes! Mos e konsumoni këtë frut pasi të keni pirë çdo lloj medikamenti

Publikuar tek: bota, më 16:37 21-03-2017 Kujdes! Mos e konsumoni këtë frut pasi të keni pirë çdo lloj medikamenti

Qitro është një frut tepër i shijshëm me shumë përfitime shëndetësore.

Megjithatë ajo mund të ndërveprojë me disa ilaçe të zakonshme duke ndryshuar efektet e tyre në trupin tuaj.

Janë plot 32 barna të zakonshme që mund të kenë ndërveprime të rrezikshme me qitron, shkruan Newsbomb.al.

Medikamentet përpunohen në mëlçinë tuaj dhe në zorrën e hollë nga një grup i specializuar i proteinave të quajtura citokrom P450 (CYPs) të cilat i shpërbëjnë medikamentet.

Qitro dhe disa frita të afërta me të si portokallja Seviljes përmbajnë një lloj kimikatesh të quajtura furanocoumarins. Këto kimikate prishin funksionin normal të CYP-ve.

Në fakt, studimet tregojnë se ato të rrisin nivelet e gjakut në më shumë se 85 medikamente. Duke ngadalësuar kështu shpërbërjen e barnave në mëlçi dhe zorrën e hollë, qitro mund të rrisë efektet anësore të këtyre barnave. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ivanka Trump me zyrë madhështore në Shtëpinë e Bardhë
Zbulohet thesari madhështor i sendeve prej ari, i humbur 300 vite më parë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011291980743408
array(1) { ["section"]=> string(77) "kujdes-mos-e-konsumoni-kete-frut-pasi-te-keni-pire-cdo-lloj-medikamenti-72676" }