Kujdes! Mos e vendosni këtë fotografi si “wallpaper”, do ju shkatërrojë në sekondë telefonin

Publikuar tek: bota, më 20:02 04-06-2020 Kujdes! Mos e vendosni këtë fotografi si “wallpaper”, do ju shkatërrojë në sekondë telefonin Fotografia që nxjerr jashtë përdorimit telefonin

Është vetëm një fotografi e perëndimit të diellit mbi një liqen, por nëse e vendosni si “wallpaper” ka gjasa t’ju nxjerrë telefonin jashtë përdorimit.

Fotografia po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale dhe iu është dërguar shumë personave përmes aplikacioneve të mesazheve, një pamje e bukur e natyrës për ta vendosur si “wallpaper”. Por nëse e bëni diçka të tillë, telefoni android mund të bëhet i papërdorshëm.

Qindra përdorues telefonash android, nga Google Pixel te Samsung Galaxy S20 kanë postuar në rrjetet sociale video të smartfonëve të tyre të bllokuar për shkak të fotografisë, duke paralajmëruar të tjerët të mos e provojnë as nga kurioziteti.

Fotografia nuk përmban asnjë virus, por mesa duket personi dashakeq e ka punuar në mënyrë të tillë që të konfliktojë sistemin android vetëm përmes ngjyrave të saj.

E thënë me fjalë të tjera, smartfonët android mund ti lexojnë fotografitë në sRGB, ndërsa fotografia në fjalë është në formatin Pro Photo RGB, pra hapësira e ngjyrave është më e madhe, me gjasë pasi është shkrepur me aparat profesional. E ndërsa smartfoni mundohet ta konvertojë në sRGB, këtu has vështirësi duke bërë që të bllokohet, në rastin më të keq bëhet i papërdorueshëm.

wallpaper-android-kills-phone.jpg

Kjo pamje e "pafajshme", mund ta bëjë të papërdorueshëm telefonin tuaj të shtrenjtë. Por ky version më sipër nuk është origjinali, ndaj nuk paraqet rrezik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095539093017578
array(1) { ["section"]=> string(95) "kujdes-mos-e-vendosni-kete-fotografi-si-wallpaper-do-ju-shkaterroje-ne-sekonde-telefonin-209067" }