Kujdes, nëse ju ka ardhur ky mesazh në celular, mund të jeni duke u përgjuar

Publikuar tek: politike, më 18:25 20-01-2017 Kujdes, nëse ju ka ardhur ky mesazh në celular, mund të jeni duke u përgjuar

Nëse në celularin tuaj, më datë 17 janar, ju ka mbërritur një mesazh i çuditshëm nga numri “50505” atëherë ju mund të jeni duke u përgjuar. Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha bazuar në një informacion të mbërritur te ai nga një punonjës i AKEP.

“Edi Rama përdor Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për përgjimin masiv të qytetarëve”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Zyrtari i larte dixhital denoncon:

- Dergimin e nje mesazhi te çuditshem me dt 17 janar nga numri i shkurtuar i AKSHI-t, abonenteve te te gjitha kompanive celulare.

-Vet mesazhi ka qene i pakuptimte si permbajtje, siç tregon fotoja, vazhdimesi e perseritur e tre - kater shkronjave por ka patur ne fund te sakte emrin (jo mbiemrin e qytetarit).

Zyrtari i larte dixhital akuzon Edi Ramen se ka urdheruar me kushurire Hariton AKSH-in per kryer kete krim me qellimin e vetem per te marre keshtu IMEIn e celulareve dhe te dhenat private te qytetarit, permbajtjen e komunikimieve te tij private!

- Kapur ne skandal nga reagimet e qytetareve, Harito dhe AKSHI per te fshehur gjurmet e krimit masiv, iu dergon mesazhin e dyte qytetareve, me te cilin perpiqet te qetesoje ata duke kerkuar ndjese per nje problem teknik!

U bej thirrje Prokurorise se Shtetit dhe Komisionit te Sigurise Kombetare te Parlamentit te hetojne me urgjence dhe te vendosun para ligjit te gjithe ata qe dhane urdher dhe realizuan kete akt te rende kriminal, antikushtetues me te cilin Edvin Kristaq Rama kerkon te vendose nen pergjim qytetaret e ketij vendi.

16142744_721990884628488_1134175552063856698_n.jpg

16003123_721990891295154_4962196638425304186_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030732870101929
array(1) { ["section"]=> string(80) "kujdes-nese-ju-ka-ardhur-ky-mesazh-ne-celular-mund-te-jeni-duke-u-pergjuar-66147" }