Kujdes, nga 1 tetori “plasin” gjobat për qytetarët, ky është vendimi i fundit i tatimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 08:50 30-09-2017 Kujdes, nga 1 tetori “plasin” gjobat për qytetarët, ky është vendimi i fundit i tatimeve

Tatimet vijnë me një vendim të ri, që nëse nuk zbatohet do të penalizojë çdo qytetar.

Lajmin e beri të ditur Vasilika Vjero, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë emisionit “ekopolitikë” në ora news.

Ai tha se nëse qytetarët nga data 1 tetor nuk tërheqin kuponin tatimor për çdo produkt që blejnë do të gjobiten bashkë me biznesin,

 “Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore”, u shpreh Vjero. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039417028427124
array(1) { ["section"]=> string(90) "kujdes-nga-1-tetori-plasin-gjobat-per-qytetaret-ky-eshte-vendimi-i-fundit-i-tatimeve-94231" }