Kujdes nga gomat e vjetra që i bëjnë të ngjajnë si të reja (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:24 17-06-2015

Një video e postuar në internet dhe që ka alarmuar me miliona shikues, tregon metodën e përdorur nga disa “artistë” se si i kthejnë gomat e konsumuara në goma që ngjajnë si të reja.

Gomat e konsumuara të automjeteve gdhenden në sipërfaqen e tyre me mjete të veçanta duke u kthyer sërish lulet e humbura. Më pas ato pastrohen dhe lustrohen duke marrë një shkëlqim që i jep atyre një pamje të re.

Por sipas ekspertëve, kjo metodë e përdorur kryesisht në vendet e Europës lindore është tepër e rrezikshme pasi goma humbet trashësinë e saj si dhe defektet e vjetra që fshihen me mjeshtëri mund të bëhen shkak aksidentesh në të ardhmen. Kjo video tregon se si realizohet procedura.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025954008102417
array(1) { ["section"]=> string(70) "kujdes-nga-gomat-e-vjetra-qe-i-bejne-te-ngjajne-si-te-reja-video-13862" }