Në kryeqytet tani nuk duhet të ruhesh vetëm nga makinat, por edhe nga pusetat. Së fundmi kanë mbetur të zbuluara disa puseta, të cilat ndodhen në rrugë kryesore të Tiranës.
Njëra është në hyrje të "Rrugës së Elbasanit" dhe ka një muaj që qëndron e hapur kurse tjetra është përballë Parlamentit. Kurse e treta është pas Bashkisë. Duket që kapakët e tyre janë vjedhur, por çështja është që duhen zëvendësuar sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Një këmbë e thyer apo një përplasje, nuk do ishte fort e mikëpritur nga askush.
Po ju sjellim fotot e tyre dhe një këshillë: kujdes natën!