‘Kujt i ngjan më shumë djali, ty apo Ajolës?’ Veliaj jep përgjigjen më të bukur ndonjëherë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:31 24-05-2019 ‘Kujt i ngjan më shumë djali, ty apo Ajolës?’ Veliaj jep përgjigjen më të bukur ndonjëherë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka realizuar së fundmi një intervistë së bashku me këngëtaren dhe moderatoren Evi Reçi.

Ai shfaqet jashtë kornizave të politikës, ku nuk harron të flas  edhe për të birin Kajan.

I pyetur se kujt i ngjan më shumë Kajani, atij apo bashkëshortes, Ajolës, kryebashkiaku nuk ka nguruar të japë një përgjigje spontane dhe të sinqertë.

‘I ngjan mamës së vet! E ça të kushton t’i thuash një fjalë të mirë, e t’ja bësh qejfin gruas që është aty dhe që merret me të shumë më shumë se sa ty, që ti të marrësh pastaj gjithë lavdinë e ngjashmërisë’, tha Veliaj.

Më tej Veliaj duke qeshur tregoi se kur i biri shikon Ajolën, ushqehet dhe fle, ndërsa e kundërta ndodh kur sheh atë.

‘Kur ai sheh babin, harkaliset dhe mund të shpartallojë gjithë shtëpinë!’, tha kryebashkiaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069971084594727
array(1) { ["section"]=> string(93) "kujt-i-ngjan-me-shume-djali-ty-apo-ajoles-veliaj-jep-pergjigjen-me-te-bukur-ndonjehere-165570" }