Kujt i shërben Meta dhe një pyetje për Ramën

Publikuar tek: analiza-komente, më 18:13 22-11-2019 Kujt i shërben Meta dhe një pyetje për Ramën Përparim Kabo

Nga Përparim Kabo

Gjuha e Presidentit të Republikës ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë drejtuar me shprehjen jo Rule of Embassy por Rule of Laë është një sulm i hapur ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit dhe rolit te SHBA si vendi më partner i Shqiptarëve.

Kjo logjikë e turbullt nënkupton se Ambasada e SHBA- së në Tiranë është kundër shtetit ligjor. Ndërsa zoti Meta po bije therror për shtetin ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Unë nuk habitem nga ky deklarim, sepse që kur u shpall si president i Republikës, në fjalimin e parë që mbajti nuk e përmendi SHBA si partnere por permendi vetëm NATO-n. Që atë ditë ia vura në dukje publikisht.

Kjo gjuhë që po dëgjojmë këto ditë, nuk është as politike, as diplomatike dhe as etike, është thjesht një gjuhe e zgjatur, e nervozuar, e palogjiktë.

Muajt e fundit zoti Ilir Meta është jashtë ekuilibrave të normalitetit. Kërcen vallen e Baftjarit me ordinerët, bëhet njeri semplist me hokatarët, vetëshpallet si shembëlltyrë e Avni Rustemit, Vojo Kushit dhe Mic Sokolit, jep alternativa o armët o skllëver o ikni, kërcënon se do shantazhojë me video kompromentuese, insinuon se nuk është më koha e ambasadave për të drejtuar vendin dhe e mbyll se ai e ka Amerikën në zemër.

Çfarë përfaqëson ky person? Kujt i shërben? Me kë konsultohet? Ku e ka kryengritjen me dhunë që do digjte godinën e Parlamentit?

Tani edhe një pyetje për maxhorancën e majtë dhe kreun e saj zotin Edi Rama.

Ky është presidenti që votuat ju? A mos vallë nuk e njihnit?

Koha shumë shpejt do ju bashkojë sërish në ikjen e përbashkët.

Kjo është pergjigjia e historisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076210498809814
array(1) { ["section"]=> string(51) "kujt-i-sherben-meta-dhe-nje-pyetje-per-ramen-186841" }