KUJT IA MBAN TË RRËMBEJË NJË AVION ME "SHIT"?!

Publikuar tek: pa-stres, më 10:07 27-03-2019 KUJT IA MBAN TË RRËMBEJË NJË AVION ME

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

Isha nisur për diku dhe kisha zënë vendin tim në avion, sipas biletës elektronike . Dalëngadalë avioni po mbushej. Sedilja pranë meje ishte bosh. Askush nuk e zgjedh dot gjithmonë atë që i ulet ngjitur, sidomos në një kohë kozmopolitane si kjo. Nuk besoj se ndonjëri dëshiron pranë një të panjohur shumë të shëndoshë, apo dikë që mban erë, apo dikë që var kokën nga ana jote dhe gërhet, apo dikë që ka frikë dhe që ulëret çdo dy minuta! Duke menduar këto gjëra, shoh dy persona që po ecnin në korridorin e ngushtë dhe po shikonin në drejtim të rreshtit tim. Një grua e re dhe një burrë i vjetër. Të dy si aktorë telenovelash.  Ajo i ngjante asaj aktores kukull tek "Fate të kryqëzuara", kurse i kishte këputur kokën atij të keqit tek "Sarasvatiçandra"! E keni parasysh atë momentin, ku ti në pak sekonda konvertohesh në besimtar praktikant dhe i lutesh Zotit edhe në gjuhë që nuk i di që të bëjë zgjedhjen e duhur?! Duhet ta pranoj që rrahjet e zemrës m'u shtuan dhe fillova të skuqem derisa... derisa ndodhi ajo që nuk doja. "Sarasvatiçandra" u ul ngjitur me mua. M'u duk sikur hyra në një restorant indian, ku edhe këmbët e karrigeve mbajnë era "curry"!

Ajo bukuroshja u ul nja dy rradhë më pas!

Ktheva kokën nga ana tjetër për një kohë të gjatë. As kisha ndërmend të flisja me atë tipin, por tamam si një aktor indian telenovelash, më foli i pari, në anglisht:

-Beautufiful Albania! Are you from here?-

-Yes, I am albanian! – iu përgjigja pa kthyer kokën.

-Same for me! I am albanian too!

Kur ktheva kokën të ndaj nëse ishte budalla apo shakaxhi, shoh që indiani në dorë mbante një pasaportë shqiptare, fiks si e imja.

Më tregoi shkurt historinë e tij. Më shpjegoi se ishte një biznesmen i ndershëm në vendin e tij, që kishte ardhur të investonte në Shqipëri me dëshirën e mirë që ky vend të bëhej i zhvilluar si India. Nga dëshira e madhe, u ishte lutur autoriteteve më të larta të shtetit tonë që ta bënin shqiptar, o hej! Ata jo vetëm ia kishin dhënë menjëherë shtetësinë shqiptare, o hej, por nuk i kishin pranuar as dhuratën që ai u kish bërë, një zarf me një kartolinë brenda. Burra shteti prej vërteti! (këtë ma tha shqip!)

-Për ku je nisur? – e pyes, duke menduar se nga Roma si tranzit, dikush mund të udhëtojë kudo nëpër Botë!

-Meqë ka disa punë të vështira që ne shqiptarët nuk i bëjmë me qejf, ma ngopën mua një të tillë. Më kanë emëruar konsull nderi të Shqipërisë në një vend ku nuk ka korrupsion!

-Epo mbarë e mirë dhe me krahë të lehta i them! Suksese dhe na ndero!

Ma dalloi hipokrizinë dhe ironinë në këto që thashë. Në fakt, në vend të atij urimi, do kisha dashur të rrëmbeja një avion të ngarkuar me "shit" dhe ta përplasja në dy-tre vende të Tiranës të mbushur me pushtetarë, siç do të bënte çdo shqiptar patriot, o hej, por nuk e bëra, sepse unë nuk jam aq trim sa të flijohem për vendin tim, si një shqiptar i vërtetë patriot, o hej!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LARGOHU SE DO TË TËRHEQIN ZVARRË!
»
Article Logic
Execution time: 0.037248134613037
array(1) { ["section"]=> string(49) "kujt-ia-mban-te-rrembeje-nje-avion-me-shit-158071" }