KUJTESA/ Gazetari ritregon shqetësimin e Berishës për shëndetin e Dritëro Agollit, biseda me Sadijen: I thuaj Saliut se prej vitesh e kemi mik shumë të mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:32 08-10-2019 KUJTESA/ Gazetari ritregon shqetësimin e Berishës për shëndetin e Dritëro Agollit, biseda me Sadijen: I thuaj Saliut se prej vitesh e kemi mik shumë të mirë

Ilir Kadia, gazetar, ish këshilltar i kryeministrit Berisha në periudhën e qeverisjes së PD, kujton një histori të shtatë viteve më parë, ku i kërkonte ndihmë kryeministrit për shëndetin e rënduar të shkrimtarit Dritëro Agolli.

“Nuk e di pse mu kujtua, shkruan Kadia në postimin e tij në facebook. Ndoshta sepse ka ditëlindjen pas pak ditësh”.

Por ngjarja e rrëfyer sot, nuk është pa qëllim. Tregon respektin e ish-kryeministrit Berisha, edhe për ish-kundërshtarët e tij politikë.

Sipas Ilir Kadisë, Tajari, vëllai i Dritëroit, ka qenë mik me të atin e gazetarit, (I ndarë nga jeta tashmë), dhe kishte shkuar të luante letra me të atin, raporton newsbomb.al.

“Kur e pyeta për shëndetin e Dritëroit, më tha se ishte shumë pa qef dhe se e mbanin me oksigjen. S’kisha pak javë që kisha filluar punë si këshilltar i kryeministrit Berisha”, kujton Ilir Kadia.

“Nuk e zgjata, edhe pse vargjet antiberishë të Dritëroit, 15 vjet më parë, i kisha në mendje. I dërgova mesazh urgjent kryeministrit, edhe pse e dija që ish në vizitë jashtë vendit. Në minutë Berisha m’u përgjigj: “I thuaj Sadijes, të zgjedhë spitalin më të mirë në Itali, Austri, a ku të dojë”.

E mora Sadijen, gruan e Dritëroit në telefon dhe i transmetova mesazhin e Berishës. Më tha se nuk ishte aq urgjent çështja, dhe se Elona, vajza, po e mbante nën mbikqyrje me mjekët më të mirë këtu. Por i thuaj falemnderit Saliut. Prej shumë vitesh e kemi mik shumë të mirë e të vërtetë”, kujton Ilir Kadia bisedën e tij me Sadijen për shëndetin e Dritëroit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024814128875732
array(1) { ["section"]=> string(160) "kujtesa-gazetari-ritregon-shqetesimin-e-berishes-per-shendetin-e-dritero-agollit-biseda-me-sadijen-i-thuaj-saliut-se-prej-vitesh-e-kemi-mik-shume-te-mire-181238" }