Kujtim Gjuzi kritikon Arta Markun në Kuvend: Kujdes me veshjen, ti je grua por...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:41 20-06-2019 Kujtim Gjuzi kritikon Arta Markun në Kuvend: Kujdes me veshjen, ti je grua por...

Kreu i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, ka kritikuar sot në Kuvend, Kryeprokuroren Arta Marku, e cila ishte sot e pranishme për të raportuar.

Fillimisht Gjuzi është ndalur tek paraqitja e jashtme e Markut, të cilën e ka kritikuar për veshjen.

"A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë c’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje. Ajo vjen këtu dhe ne kemi të arrestuar ish deputetë, unë i bëj pyetjen, por mirë Bedri Spahiu doni të bëni ju? ", ka thënë Gjuzi.

Më tej ai i është drejtuar sërish Markut duke i thënë se teksa vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë, përse arreston përfaqësuesit e opozitës.

"Ju vini nga shtresa e të përndjekurve politikë, si ka mundësi që të tentoni të arrestoni opozitën që zgjodhi të dilte dhe të protestonte në rrugë Na thuaj ca bëhet me këta deputet që përgjohen ne fjalor rruge, nuk kanë vend këtu, nuk mendon se janë këshu, edhe ndonjëherë acarohet kryeministri, nuk e thotë, mësoni nga ato që përdor ai, mos përdorni fjalë që.. se nuk ma zë goja tani, janë turpe, skandale, dorëhiquni ju që thatë fjalët e pista atje, se qelia do jetë për presidentë që janë vjedhur thesaret, qelitë janë të ftohta gjatë dimrit, janë të nxehta gjatë verës, i pashë edhe vetë, i them kryeprokurores i ke parë me kujdes ato që kanë bërë prokurorët e tu të korruptuar, që kanë nga 3-4 vila e pabe", ka thënë Gjuzi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32181096076965
array(1) { ["section"]=> string(83) "kujtim-gjuzi-kritikon-arta-markun-ne-kuvend-kujdes-me-veshjen-ti-je-grua-por-169003" }