Kujtim Gjuzi shkon në Kuvend i veshur me xhinse, Ruçi nuk e toleron (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 17-10-2019 Kujtim Gjuzi shkon në Kuvend i veshur me xhinse, Ruçi nuk e toleron (FOTO)

Kreu i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi vijon të mbajë inate me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin. Me të nisur seanca e sotme, Gjuzi ka marrë fjalën dhe i është drejtuar Ruçit, duke i thënë se nuk ka të drejtë ta ndalojë të bëjë replika, dhe iu referua seancave të kaluara.

“Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores. Pse nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetarKkuvendi. Kurrësesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. E mban vendin me dhunë. Kushdo që të jetë nëse kemi replikë duhet të na lesh. Kujdes zoti kryetar”, tha Gjuzi.

Ndërkohë, Ruçit reagoi menjëherë dhe nuk hezitoi t'i bënte vërejtje Gjuzit edhe për veshjen. Sot deputeti ka shkuar në Kuvend i veshur sportiv, me xhinse.

“Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi.

Screenshot_11.jpg

Kujtim Gjuzi sot në Kuvend, i veshur me xhinse

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024276971817017
array(1) { ["section"]=> string(78) "kujtim-gjuzi-shkon-ne-kuvend-i-veshur-me-xhinse-ruci-nuk-e-toleron-foto-182400" }