Kukës/ Moti i keq, i gjithë Qarku pa energji. OSHEE: Kemi defekt në linjë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 06-03-2015 Kukës/ Moti i keq, i gjithë Qarku pa energji. OSHEE: Kemi defekt në linjë

I gjithë Qarku i Kukësit nuk furnizohet me energji elektrike dhe shkak për këtë është bërë një defekt i shkaktuar në rrjetin shpërndarës të energjisë, në Sistemin e Transmetimit të linjës Fierzë-Fushë Arrëz-Kalimash.

Probleme janë shkaktuar edhe në komunikimin e banorëve, kryesisht të zonave të thella, pasi dëbora e rënë ka sjellë bllokim të herëpashershëm të disa rrugëve në zonat rurale. Kështu, sipas informacioneve të marra nga Shtabi i Emergjencave, bëhet e ditur se Autostrada e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë, ndërkohë që trashësia e borës tek Tuneli i Kalimashti është 90 cm. Për ta mbajtur të hapur, gjatë gjithë natës kanë punuar 8 borëpastruese. Domaj-Drajreç e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë, me një trashësi të borës 90 cm. Domaj-Bushtricë e qarkullueshme në pjesë të veçanta me zinxhirë. Kukës-Ura e Zapodit e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Kukës-Qafë Shllak qarkullohet me zinxhirë ku trashësia e borës ka arritur 1.2 m. Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë dhe trashësia e borës është 90 cm. Krumë-Qafë Prushi e deri në Golaj qarkullohet pa zinxhirë,ndërkohë që pjesa tjetër me zinxhirë. Plepa-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Ka punuar 1 borëpastruese 1 eskavator. Trashësia e borës 70 cm. Bajram Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë ku trashësia e borës ka arritur në 1.4 m. Aksi B.Curri-Qafë Morinë, lartësia e borës 40 cm, qarkullimi pa zinxhirë.Ka punuar 1 borëpastruese. Aksi B.Curri-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 mjete 1 borëpastruese e 1 fadromë.Lartësia e borës 60 cm. Sa i takon situatës në Komuna: Janë të bllokuara qëndrat e komunave Kalis,Grykë-Çajë,Arrën,Surroj. Në rrethin e Tropojës me përjashtim të komunës Lekbibaj akset e tjera janë të qarkullueshme.

Ndërkohë ka reaguar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike që njofton se si pasojë e defektit në linjën 110 kV të OST, e shkaktuar nga moti i keq me erë dhe reshje bore, kanë mbetur pa energji disa nënstacione.

Kështu, janë në avari: Linja 110-33 Fierzë- B.Curri, linja 110-29/1 Kalimash si dhe linja 110-24 Reps Fushë Arrëz.

Defekti në këto linja ka lënë pa energji disa n/st B. Curri, Gropaj, Fushë Arrëz, Kalimash, Krumë, Kukës.

Lënia pa tension e linjave 35kV favorizon veshjen me borë të përcjellësave dhe këputjen e tyre. Në disa linja ka pasur defekt këputje përcjellësash dhe nga grupet e OSHEE të Drejtorisë së Tensionit të Lartë, Veri , po punohet për riparimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naço, kontroll të befasishëm punonjësve, shumica në kafe
Lushnjë, shpërndahen leje legalizimi, Lame: Kemi fut në rrugën e zgjidhjes problemin me Hipotekën »
Article Logic
Execution time: 0.012099981307983
array(1) { ["section"]=> string(74) "kukes-moti-i-keq-i-gjithe-qarku-pa-energji-oshee-kemi-defekt-ne-linje-5150" }