Kukësi mposht malazezët e Rudar dhe kualifikohet për në fazën tjetër

Publikuar tek: sport, më 18:46 07-07-2016 Kukësi mposht malazezët e Rudar dhe kualifikohet për në fazën tjetër

Kukësi luajti ditën e sotme me skuadrën e Rudar-it të Malit të Zi. Ishte një sfidë deccizive për të besuarit e Hasan Likës, të cilët arritën të kualifikoheshin më tej, shkruan Newsport.al.

Takimi ishte i dyluftuar nga të dyja ekipet, megjithatë verilindorët e kërkuan më shumë golin. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola, ndërsa pjesa e dytë ishte një histori më vete. Në minutën e 61 blerja më e re e kuksianëve Bedri Greca ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin me dhjetë lojtarë. Gjërat u vështirësuan për trajnerin Lika, megjithatë ishte blerja tjetër e re, Sindrit Guri që arriti të shpërblente besimin e Likës duke shënuar golin e kualifikimit në minutën  e 79′.

Një fitore e rëndësishme për ekipin verilindor që do të thotë kualifikim në raundin e dytë. Kujtojmë që takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021553039550781
array(1) { ["section"]=> string(74) "kukesi-mposht-malazezet-e-rudar-dhe-kualifikohet-per-ne-fazen-tjeter-45871" }