“Kuksianët nga Londra do i sjellësh me taksat tona apo lekët e tua?” Rama ‘kap ngushtë’ gazetaren: Sa taksa paguan ti? (Ajo s’e tregon se i zbulohet rroga)

Publikuar tek: politike, më 11:03 21-10-2020 “Kuksianët nga Londra do i sjellësh me taksat tona apo lekët e tua?” Rama ‘kap ngushtë’ gazetaren: Sa taksa paguan ti? (Ajo s’e tregon se i zbulohet rroga)

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se do të sjellë nga Londra 120 kuksianë, sapo të përfundojë ndërtimi i aeroportit në qytetin e Kukësit.

Rama tha se do ta bëjë këtë për t’i provuar atyre se ndërimi i këtij aeroporti nuk është vetëm në “3D”, ndërsa ata mund të votojnë lirshëm për Partinë Demokratike.

Por gjatë konferencës së sotme, gazetarja Marsela Karapanço e ka pyetur nëse 120 kuksianët do t’i sjellë me taksat tona apo me paratë e tij.

Kreu i qeverisë e ka pyetur gazetaren nëse është në dijeni se sa taksa paguan, pasi siç tha ai, e dëgjon shpesh shprehjen “me taksat tona”, kryesisht prej atyre që nuk e kanë idenë fare se sa taksa paguajnë.

Gazetarja s’pranoi të tregojë sa taksa paguan, duke thënë se duke treguar taksat zbulon edhe sa e ka rrogën.

Debati:

Gazetarja: 120 kuksianët nga Londra do i sjellësh me taksat tona apo me paratë tuaja?

Rama: Jemi në një fazë të jetës sonë publike ku aritmetika po pëson goditje të mëdha. Unë e kuptoj këtë influencën e tabelave të gabuara të shumëzimit. Për të qenë serioz kam një pyetje, sa taksa paguan ti? E di?

Rama: Nuk e diskutoj që paguan, por them e di sa taksë mbi rrogën paguan?

Gazetarja: Po të shprehem se sa përqind e rrogës time shkojnë për taksa, do të merrej vesh edhe rroga.

Rama: Sa përqind paguan? Nuk e di, s’ka problem

Rama: Pse e thashë këtë, s’kam asnjë arsye të provokoj. Nuk jemi në debat… E thashë sepse shumë shpesh e dëgjoj nga ata që nuk e dinë sa taksa paguajnë që “nga taksat tona”, “taksat tona” sikur ta dinin këta sa taksa paguajnë, do ishte një hap i madh përpara. Nuk do të jetë një fluturim me taksat tuaja, as me paratë e mija sepse nuk e kam këtë mundësi…por kur të realizohet do ta mësoni, që do të jetë një mësim për sharjet dhe përqeshjet që kanë bërë nga Londra për aeroportin e Kukësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ‘shpërthen’ për detin ndaj Metës dhe Berishës: Bëjnë si shqiptarë por janë plaçkitës të lindur. Mediokër që e duan Shqipërinë plaçkë
‘Presioni dhe ultimatumi nuk funksionon me mua’ Rama flet për grevën e naftëtarëve dhe protestën e banorëve të ish Kënetës »
Article Logic
Execution time: 0.011648893356323
array(1) { ["section"]=> string(153) "kuksianet-nga-londra-do-i-sjellesh-me-taksat-tona-apo-leket-e-tua-rama-kap-ngushte-gazetaren-sa-taksa-paguan-ti-ajo-s-e-tregon-se-i-zbulohet-rroga-224545" }