“Kule shkoi te Rama pas kërcënimeve por kryeministri e dërgoi te Tahiri që i bëri një premtim tronditës”, Bylykbashi akuza të forta

Publikuar tek: politike, më 11:03 26-04-2016 “Kule shkoi te Rama pas kërcënimeve por kryeministri e dërgoi te Tahiri që i bëri një premtim tronditës”, Bylykbashi akuza të forta

“Jemi përpara rënies së shtetit”, kështu është shprehur Oerd Bylykbashi përpara kamerave duke iu referuar denoncimit të profesor Dhori Kules që sipas deputetit demokrat ka takuar personalisht kryeministrin Edi Rama për ta njohur me kërcënime por ky i fundit e ka dërguar te ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Bylykbashi tha se nga ana tjetër, Tahiri ka tentuar ta zgjidhë vetë çështjen si në “rastin e Durim Bamit”.

“Faktet tronditëse vazhdojnë të dalin. Mediat kanë raportuar për denoncimin e Dhori Kules në Prokurori për kërcënimet e Shullazit dhe bandës e tij si përfshirja e fundit e qeverisë edhe në garën për universitetet.

 Dhori Kule ka thënë në prokurori se pasi ka bërë me dije kryeministrin, ai e ka dërguar te ministri i Brendshëm i cili sikur u përpoq ta zgjidhte çështjen e Durim Bamit, rektorit në detyrë i premton se do e zgjidhte ai çështjen”, tha Bylykbashi i cili shtoi se po të mos qe për denoncimin publik të ish kryeministrit Sali Berisha, Tahiri “do menaxhonte krimin”.

Kjo  qeveri jep provën se nëpërmjet kësaj formule të krijon problemin dhe pastaj premton se mund ta zgjidhë. Është e lidhur kokë e këmbë me krimin, denoncohet ky fakt në prokurori dhe vetëm pak orë më pas, u arrestua Shullazi dhe mos kishte ndërhyrë prokuroria ne do ishim përballë asaj që Tahiri di të bëjë më mirë, duke mneaxhuar vetë duke i dhënë imunitet kësaj bande sic i dha makinën e tij trafikantëve të drogës”, theksoi Bylykbashi në deklaratën e tij.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092849731445312
array(1) { ["section"]=> string(134) "kule-shkoi-te-rama-pas-kercenimeve-por-kryeministri-e-dergoi-te-tahiri-qe-i-beri-nje-premtim-trondites-bylykbashi-akuza-te-forta-38717" }