Bashkia e Parisit mori vendim për të fikur dritat e Kullës Eifel si sensibilizim ndaj masakrës që po kryehet mbi civilët në Alepo të Sirisë. Disa protesta janë zhvilluar në kryeqytetin francez ku kërkohet ndërhyrja për t’i dhënë fund luftimeve, ndërsa një sensibilizim të madh ka patur edhe në rrjetet sociale. Ky veprim i Parisit është mbështetur në mbarë botën.