“Kullat Binjake” të Shqipërisë që ranë më 11 Shtator!...

Publikuar tek: analiza-komente, më 20:19 14-09-2016 “Kullat Binjake” të Shqipërisë që ranë më 11 Shtator!...

Nga Bledian Koka

Ashtu si World Trade Center edhe kullat e shtetit ligjor dhe e votës së lirë, janë binjake. Po të shohim si u punua për rrëzimin e tyre, do kuptojmë sesi mund të rindërtohen. Për të ardhur në pushtet, Rames i duhej të krijonte "aleancën e qelbësirave", me justifikimin e mbrojtjes së votës, por në fakt themeloi epoken e blerjes masive të votës. Kjo aleancë, pasi erdhi në pushtet, e kishte të lehtë të kapte të gjitha segmentete e shtetit, aq sa tani nuk e dallojmë dot krimin nga shteti, nuk e dimë kush i bleu votat në Dibër, krimi apo shteti , kush premtoi vende pune krimi apo shteti, kush e propozoi kandidatin, krimi apo pushteti, kush e bëri fushatën, krimi apo pushteti kush e diskretitoi procesin zgjedhor, kush e futi në Shqiperi blerjen e votës, si tritol që rrezoi kullat binjake të demokracisë. Kjo ndodhi tashmë, nuk mund të kërkojmë nga Rama që e bëri që ta zhbëjë, duhet të shohim çfarë do kërkojme nga opozita. A do t'i kërkojmë të krijojë një ushtri, forca paramilitare për të ruajtur votën? A do ti kërkojmë të themelojë një aleance të re qelbësirash akoma më të madhe dhe më të qelbur që të fitojë ndaj aleancës së vjeter? A është fajtor Basha që nuk u paraqit me këto kredneciale ne zgjedhjet e Dibrës? Nëse e fajësojme për këtë, nëse e nxisim ta bëjë këtë në zgjedhjet e përgjithshme, atëhere dy kullat i kemi rrëzuar ne. Detyra e opozitës sot është të mendoje si ta bëjë votën më të vlefshme se 20 mije lekët që marrin të mjerët, si ta ngjallë shpresen, të paktën deri në kufirin e kalimit të tarifës së turpshme të votës, si të krijojë një aleancë elitare me njerëz të moralshëm që shqetesohen vërtet për vendin, si të bëjë një projekt për të ndalur rrënimin apokaliptik të ekonomisë dhe të moralit të vendit. Ata që thonë se duhet ta fillojë nga vetja, kane të drejtë pavarësisht se e propozojnë si hile përçarëse ndaj gjithë masës intelektuale të vendit që sot është kundër qeverisë. “Uprising”, kolona zanore që Basha ka zgjedhur për vete, duhet të sjellë muzën që e ka braktisur Shqipërinë, të frymëzojë një bashkim të madh kundër krimit, kundër "qelbësirave". Amin.

Njerëzit dhe opinionet pas Dibrës janë ndarë në grupime më ekstreme se kurre më parë. Ata që gëzojnë fitoren dhe gjejnë rastin më të mirë për të goditur opoziten dhe kryetarin e PD dhe ata që nuk merren fare me hallin e kryetarit te PD, por me hallin e përbashket te shqiptarëve, fundin e votës së lirë. Rrëzimin e kullës së parë, që ka shkak dhe pasojë rrëzimin e binjakes së saj, shtetin ligjor. Numërimi në Dibër do ishte me i thjeshtë nëse do të ndahej, në vota dhe kartmonedha 20 mijëshe. Kartmonedhat ishin 4 mijë më shumë këtë herë, por do të jenë qindra mijë më shumë në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa shteti, i kapur nga pushteti i krimit, do i shërbejë këtij transformimi tragjik. Grupi i parë, ata që i gëzohen fitores së Dibrës, nuk janë ata që përmdendte aq saktësisht Zheji, që do t'i degjojnë daullet të bien për disfatën e tyre, pasi të jenë asgjësuar kundërshtarët. Do të vije koha që ky pushtet mos të ketë nevojë as për ta, mos të shpenzojë më për ta dhe me pas t'i shohë si pengesë. Grupi i dytë, ata që e panë Dibrën si 11 shtatorin e Shqipërise, po hedhin sytë me trishtim nga klasa politike nga elita intelektuale, jane të padorëzuarit e fundit!...

p.s...ose te padorëzuarit e përhershëm shyqyr 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099050998687744
array(1) { ["section"]=> string(56) "kullat-binjake-te-shqiperise-qe-rane-me-11-shtator-52924" }