Kulluri ‘i përvishet' Bashës: Je dështak, me ty PD ta harrojë pushtetin!

Publikuar tek: politike, më 13:05 13-11-2019 Kulluri ‘i përvishet' Bashës: Je dështak, me ty PD ta harrojë pushtetin! Edvin Kulluri dhe Lulzim Basha

Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, por edhe një zë kritik ndaj kreut të opozitës, Lulzim  Basha, herë pas here del me deklaratat e tij kundër liderit demokrat.

Sipas Kullurit PD kurrë nuk do të mundë të fitojë zgjedhjet për aq kohë sa Basha është në krye të kësaj force politike.

Kulluri deklaron se Basha nuk ngjall as shpresë dhe as besim. Sipas tij, ai perceptohet nga popull si gënjeshtar dhe dështak .

Në reagimin e Kullurit nuk mungon as ironia dhe tonet ofenduese ndaj kryedemokratit.

S’ke faj! Kaq di, kaq bën! Ato të thonë e ato thua!’, shkruan ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.

Postim i Kullurit:

Në politikë ajo që ka rëndësi në fund të fundit, është perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si gënjeshtar nuk ke moral dhe s’ngjall besim! Kur s’ke rezultat, perceprohesh si humbës! Kur këto perceptime vetëm sa shtohen, je i pashpresë! Dhe kur je i pashpresë mban në pushtet atë që është! Të tjerat janë fjalë kot që i merr era! Por ti bën përjashtim! Ti mendon se do përmbysësh këtë realitet sepse rrethohesh nga njerëz që të ndjekin verbërisht prej urrejtjes ndaj kundërshtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit! Ata aty kanë qenë, janë dhe do jenë.

Por këta nuk e sjellin në pushtet opozitën. Thjeshte të duhen për të qëndruar në krye të një projekti qe s’ka më asnjë arkitekturë, themele dhe mure. Çdo termet sado i vogël të rrezon nga një kat deri sa të katandiset godina në një pirg tullash. Por ti rri se vetë je mirë! Nuk beson në asgjë, nuk kë asnjë ideal dhe as ke ndërmend të bësh ndonjë gjë në këtë vend! Të kanë marrë gjithë jetën për dorë sa në shkollë, në punë dhe në politikë.

Por kjo e fundit është mision. Kërkon inteligjencë, kurajo dhe vetëpërmbajtje. Ty të mungon e para pasi dështove në 2017, kurajoja në 2019 dhe vetëpërmbajtja kur këmbëngul në një gjë që nuk e bën dot. Siç thotë Balzaku “pas një karriere të pamerituar, fshihet një maskarallëk i madh”! Ti je veçse produkt dhe jo prodhues. Je për të ardhur keq se si të shajnë, tallin dhe marrin nëpërkëmbë dhe vazhdon prapë në rrugën tënde nga dështimi në dështim! S’ke faj! Kaq di, kaq bën! Ato të thonë e ato thua! Se kush s’ka më pikë rëndësie! Rendësi ka që e lë opozitën dhe Shqipërinë në dorë të një marri!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023516893386841
array(1) { ["section"]=> string(74) "kulluri-i-pervishet-bashes-je-deshtak-me-ty-pd-ta-harroje-pushtetin-185742" }