Kulmi i konfliktit PS-LSI, zyrtari i ministrisë së bujqësisë: Qentë le të lehin, bujqësia ecën përpara

Publikuar tek: ekonomi, më 13:52 28-01-2017 Kulmi i konfliktit PS-LSI, zyrtari i ministrisë së bujqësisë: Qentë le të lehin, bujqësia ecën përpara Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Bujqesise ne fermen ku kane mberritur lopet e para qe do shperndahen falas

Në kulmin e debateve qeveritare dhe akuzave të ministrit Lefter Koka të LSI për Partinë Socialiste, në Ministrinë e Bujqësisë, duket se nuk shqetësohen shumë për këtë konflikt. 

Vojo Bregu, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, ka shkuar mëngjesin e sotëm në fermen e Durrësit, ku kanë ardhur 60 lopët e para, që do të shpërndahen për ato familje të cilave u ngordhën lopët nga sëmundja e LSD.

“1200 lopë falas për fermerët të cilët kanë pësuar dëme nga sëmundja e LSD. 60 të parat erdhën. Kjo ka ndodhur vetëm një herë ne vitin 1974, në kohën e komunizmit. Qentë le të lehin, Ministria e Bujqësisë ecën përpara” shkruan Bregu në rrjetin social facebook, raporton newsbomb.al.

lopet2

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03258204460144
array(1) { ["section"]=> string(105) "kulmi-i-konfliktit-ps-lsi-zyrtari-i-ministrise-se-bujqesise-qente-le-te-lehin-bujqesia-ecen-perpara-66944" }